Gashi, VV-së: Dostave ua keni dhanë 240 milionë euro për 3 vite - NACIONALE

Gashi, VV-së: Dostave ua keni dhanë 240 milionë euro për 3 vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion masiv.

Në seancën e sotme, ku po diskutohet për tenderat një-burimor të Qeverisë, ai ka thënë se për këto tri vite Qeveria Kurti ua ka dhënë 240 milionë dostave.

Na këtu po flasin për sistemin që keni nderuar ju. Sistemi i juaj i qeverisë është në vitin e parë dhe gjysmën e vitit të dytë, duke ndarë vetëm skema sociale, korrupsion masivi i keni kap krejt institucionet me 1805 kontrata njëburimore, ku i keni thirre dostat e juaj dhe ju keni thanë merri 10 milionë, 20 milionë dhe 30 milionë e kryeje naj punë”, ka thënë Gashi.

Ai ka kërkuar nga zyrtarët qeveritarë që të mos dalin nga tema për cka është thirru seanca.

“Jemi tu folë për nivelin qendror të prokurimit publik që e keni ba ju, korrupsionin masiv në institucionet që ju kontrolloni. Flasim edhe për nivelin lokal, por niveli lokal i ka autoritet e vetat, aty përgjigjen ata. Prandaj, mos delni jashtë teme, tema është prokurimi publik në nivel qendror ku i keni thirrë dosat dhe ua keni dhanë 240 milionë euro për 3 vjet”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme