Gashi, krahason 7 postimet e fundit të Kurtit dhe Ramës: Gjendja është keq - NACIONALE

Gashi, krahason 7 postimet e fundit të Kurtit dhe Ramës: Gjendja është keq

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Shkelzen Gashi, ka krahasuar aktivitetin në rrjetin shoqëror të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai duke i analizuar 7 postimet e fundit në Facebook, të krerëve të shteteve, Kurti dhe Rama, ai mëton të ofrojë një pasqyrë të punës së të dyve.

Derisa të gjitha nga 7 postimet e fundit të Ramës, janë njoftime për projekte shume të rëndësishme të përfunduara, sikurse: pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit, rruga e Memiasit në Berat, përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, etj.

Aktiviteti i Albin Kurtit, dominohen nga postime që nuk janë paraqitje e ndofarë projekti të përfunduar, e as ndonjë arritje. Angazhimi i këtij të fundit, më tepër i takojnë fjalimeve ose shkrimeve për ngjarje të caktuara, sikurse: përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, urimi për festën e Kurban Bajramit, urimi për 4 korrik 1861 (Pavarësia e Shteteve të Bashkuara te Amerikes), urimi per 2 korrik të vitit 1990 (Deklaratën Kushtetuese për Republikën e Kosovës).

Me këtë ai ka lënë të kuptohet, se qeverisjes së re të Kurtit, i mungojnë projektet.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme