Gashi i LDK-së: Hetimet ndalohen, llogaridhënie nuk ka – ky është Albin Kurti - NACIONALE

Gashi i LDK-së: Hetimet ndalohen, llogaridhënie nuk ka – ky është Albin Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër pasi VV-ja do të bojkotojë një pjesë të mediave në Kosovë.

Gashi ka thënë se ka ardhur koha për ndryshim.

Postimi:

Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.

Sepse për të:

Llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet.

Hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij.

Debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve.

Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim!

Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!

Lajme të ngjashme