Ganimete Musliu thotë se ka fakte: Hekuran Murati gënjeu kur tha se në polici paga ka qenë 840 euro
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka gënjyer kur ka thënë se gjatë muajit maj, paga mesatare në policinë e Kosovës ishte 840 euro.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se sot është kontaktuar nga zyrtarë policorë, të cilët e kanë demantuar këtë deklaratë tij.
Ajo ka postuar edhe një fotografi si dëshmi.
“Siç e shihni ne foto paga e Policit bruto eshte 700,56 ndersa neto eshte 614.97 por mos harroni se ketu jane te perfshira edhe 124.74 euro per 50 ore shtese qe ka punu ky Polic dhe nese i hjekim oret shtese paga e policit eshte 490.23 euro.” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Hekuranit do te duhej qe demanti ti behej nga Kryetari i Sindikates se Policise por me qe ai nuk ka guxim po e beje une.
Hekuran Murati dje genju ne Kuvend duke u munduar ta mashtroi opinionin kur deklaroj se ne polici paga mesatare e muajit maj ka qene 840 euro Bruto.
Sot u kontaktova nga shume zyrtar policorë te cilet e demantojne Hekuranin.
Dhe ne foton e bashkangjitur ketu, ju paraqes nje deshmi qe e fakton genjeshtren e Hekuranit.
Siç e shihni ne foto paga e Policit bruto eshte 700,56 ndersa neto eshte 614.97 por mos harroni se ketu jane te perfshira edhe 124.74 euro per 50 ore shtese qe ka punu ky Polic dhe nese i hjekim oret shtese paga e policit eshte 490.23 euro.
Në gjithë këtê tragjikomedi, dhemb më së shumti fakte se, edhe pse policia paguajne sherbimet sindikale, Kryesia e sindikates se Policise heshte para keti pushteti diktatorial.