Gani Geci njofton për lindjen e vajzës së tij, deputetes Marigonë - por thotë se nipi i porsalindur iu infektua me Rotavirus - NACIONALE

Gani Geci njofton për lindjen e vajzës së tij, deputetes Marigonë - por thotë se nipi i porsalindur iu infektua me Rotavirus

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish deputeti Gani Geci ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video shqetësuese që pretendon se shfaq “gjendjen e mjerueshme në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK”.

Ai informon publikun se e bija e tij, që është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, kishte lindur një fëmijë në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.

Geci ka pretenduar se nipi i është infektuar nga papastërtia me Rotavirus, sëmundje infektive.

“Për me ba analizën për këtë virus, mjekët kanë rekomanduar që analiza të bëhet me procedurë të shpejtë por nga gabimet e teknikëve është fut në procedurë të ngadalësuar.”

Megjithatë, ai shton se nipi i tij ka rezultuar pozitiv me Rotavirus.

Statusi bashkë me videon:

Lajme të ngjashme