Gafa që s’e pamë: Presidentja ia huqi datës së Masakrës së Reçakut në fjalimin ku nuk iu dha fjala personaliteteve tjera - NACIONALE

Gafa që s’e pamë: Presidentja ia huqi datës së Masakrës së Reçakut në fjalimin ku nuk iu dha fjala personaliteteve tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se është ngatërruar në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut.

Zhurmë të madhe shkaktoi ditëve të fundit mos-lejimi i fjalës për disa persona të rëndësishëm nga protokolli i autoriteteve që drejtohen nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Por, derisa këta persona nuk kanë folur, Vjosa Osmani është përkujdesur për... një huqje.

“23 vjet më parë, jo shumë larg nga vendi ku të gjithë bënë nderimet e tyre, bota u lemerit dhe e kuptoi përfundimisht nga pamjet makabre të masakrës së Reçakut krimin që ndodhi mbi popullatën e pafahjshme...” – u shpreh znj. Osmani.

Gabimi?

Në fakt, ne jemi në vitin 2023 dhe jo vitin 2022. Kjo nënkupton se krimi për të cilin foli presidentja Osmani është saktësisht i 24 viteve më parë, e jo i 23 viteve më parë siç shprehet ajo.

Videoja ku mund ta dëgjoni këtë edhe presidenten duke bërë gafë:

Lajme të ngjashme