Fushë-Kosovë: Sulmohet me mjete të forta një i mitur, policia interviston një person - NACIONALE

Fushë-Kosovë: Sulmohet me mjete të forta një i mitur, policia interviston një person

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një i mitur ka pësuar lëndime pas një sulmi me mjete të forta. Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës, ka bërë të ditur për Nacionalen se një person është në proces intervistimi nga ana e policisë, pasi dyshohet të ketë qenë i përfshirë.

"Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast." - tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme