Furrtarët prizrenas rrisin çmimin e bukës
Në Prizren, çmimi për një bukë nuk do të jetë më i njëjtë.
Kjo pasi, furrtarët e kryeqendrës historike janë dakorduar për rritje.
Sipas tyre, kjo po bëhet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve tjera nga të cilat varet prodhimi.
“Nga dita e sotme [e martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë thënë përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizrenin.
Sipas tyre, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 10 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm.