Fundoset anija, dhjetëra emigrantë libanezë dhe sirianë janë bllokuar në det - NACIONALE

Fundoset anija, dhjetëra emigrantë libanezë dhe sirianë janë bllokuar në det

3 javë më parë

nga Miranda Shala

Dhjetra emigrantë libanezë dhe sirianë të bllokuar për ditë të tëra në një anije peshkimi të fundosur në Detin Mesdhe, kanë bërë thirrje për ndihmë nga rojet bregdetare evropiane, duke thënë se dy fëmijë kanë vdekur.

Sipas Associated Press, rreth 60 emigrantë u kanë thënë të afërmve dhe grupeve vullnetare me një telefon satelitor se dy fëmijë të vegjël kanë vdekur dhe se grupi ka qenë pa ushqim, ujë dhe formulë për fëmijë për tre ditët e fundit.

Bëhet e ditur se në bord janë refugjatë sirianë dhe libanezë nga provincat veriore shumë të varfëra që përpiqen të arrijnë në Itali për mundësi punësimi.

Ata ishin larguar nga Libani në brigjet e qytetit verior të Tripolit rreth 10 ditë më parë.

Lajme të ngjashme