Fuga i reagon ministrit të mbrojtjes: Ç'lidhje ka sulmi në Gramsh me nevojën e shtimit të industrisë së armëve - NACIONALE

Fuga i reagon ministrit të mbrojtjes: Ç'lidhje ka sulmi në Gramsh me nevojën e shtimit të industrisë së armëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar në Shqipëri, Artan Fuga, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar rreth sulmit të djeshëm ndaj ushtarëve shqiptarë nga disa rusë në Gramsh të Shqipërisë.

Fuga i ka reaguar ministrit shqiptar të mbrojtjes, Niko Pelleshi, i cili ka thënë se pas këtij rasti është e domosdoshme ringritja e armatimit.

Për professor Fugën, kjo është absurd dhe mungon një arsyetim “shkak – pasojë”.

Postimi i Plotë:

Nga media marrim vesh që nja dy bizbiqë të huaj, nja dy horra, rusë, a ku e di unë çfarë, sulmuan me spray rojat e një ndërtese në Gramsh a Poliçan, nuk e kujtoj mirë.

Zoti Peleshi si Ministër i mbrojtjes paska thënë, si përgjigje që kjo tregon se ne duhet ta rinisim dhe zhvillojmë industrinë e armatimit!

Uaaaaaaaaa! Nuk kuptoj gjë! Kokërr gazetari nuk e lejojnë të pyesë: Ore çfarë lidhje ka sulmi i dy vetëve, spiunë, majmunë, karaburunë, ndaj rojeve të një godine, me domosdoshmërinë e ringritjes të industrisë të armatimit!

Mungon një hallkë në arsyetimin shkak - pasojë mo!

Se sipas kësaj i bie që poqese ndokush sulmon ta zemë rojet e Kurumit në Elbasan, duhet të rihapim metalurgjikun, poqese sulmon ndërtesën e Tv Neës 24 te autotraktorët duhet të rifillojmë të rihapim uzinën dhe të prodhojmë traktorë, etj!

Ore në fund të fundit unë nuk jam kundër, por arsyeja për ta hapur nuk ka pikë lidhje logjike me ndodhinë!

Mos duhet të rivëmë studimin e Platonit dhe Aristotelit me detyrim si zborr që të vijmë në parametra logjike të kuptueshëm???

Ore po nuk kuptoj gjë fare, po fareeeeee! Në fakt e kuptoj por nuk po e them!

Lajme të ngjashme