Frikë për qindra të vdekur nga cikloni “Chido” në territorin francez Mayotte në Oqeanin Indian
Ka frikë se qindra njerëz kanë vdekur në Mayotte, pasi territori i vogël francez në Oqeanin Indian u shkatërrua nga një ciklon i fuqishëm.
Vendbanime të tëra u bënë rrafsh me tokë, kur cikloni “Chido” solli erë me shpejtësi prej më shumë se 225 kilometrash në orë. U goditën veçanërisht banorët më të varfër, të cilët jetonin në strehimore të improvizuara, raporton televizioni BBC.
Punëtorët e shpëtimit, përfshirë përforcimet nga Franca, po kërkojnë për të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja.
Dëmi i gjerë ndaj infrastrukturës, përfshirë linjat e rrëzuara të energjisë dhe rrugët e pakalueshme, po i pengon shumë operacionet urgjente.
Një pjesë e popullsisë prej 320 mijë banorësh ka thënë se po ka vështirësi për shkak të mungesës së ushqimit, ujit dhe strehimit.
Një banor i kryeqytetit Mamoudzou, që po priste në radhë për furnizime, tha: “Nuk kemi pasur ujë qe tri ditë tashmë, prandaj po fillon që të bëhet shumë. Po mundohemi që ta sigurojmë minimumin për ta vazhduar jetën, sepse nuk dimë se kur do të kthehet uji.”
Një banor tjetër, John Balloz, tha se ishte i befasuar që nuk vdiq, kur cikloni e goditi zonën.