Fotoja e përbashkët për 4 Korrikun, deputetit të VV-së nga Llapi për pak i “ik momenti”
Fitim Haziri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, kësaj radhe nuk ka dalur fitimtar. Në një fotografi të postuar nga Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, Haziri duket se nuk ka dalë në fitim.
Siç shihet në fotografinë e Kusari-Lilas, Haziri për pak nuk e ka arritur momentin e shkrepjes së fotografisë së përbashkët të mbi 10 deputetëve të VV-së, të cilët morën pjesën në festën për nder të 4 Korrikut, që e organizoi Ambasa e ShBa-së.
Haziri shihet tek është drejtuar nga kallabllaku i deputetëve të VV-së, të cilët janë bërë truq për një fotografi. Megjithatë, së paku në fotografinë e Kusari-Lilës, Hazirit i ka “ikur momenti” i fotografisë.
Sigurisht, Haziri do të ketë edhe të tjera mundësi për të bërë fotografi të përbashkët në vitet e ardhshme me kolegët e tij të partisë. Natyrisht, i duhet edhe pak më shumë fat që të fitojë një fotografi si kujtim nga festa e Pavarësisë së ShBA-së.
