“Fotografimi i historisë” – Halimi e LDK-së viziton ekspozitën e Hazir Rekës për nderë të Ditës së Çlirimit të Prishtinës
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka vizituar ekspozitën e Hazir Rekës “Rezistenca”, e cila është hapur për nderë të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Ajo ka thënë se kjo ekspozitë i ka rikthyer në histori, duke mos munguar as prijësi i rezistencës, ish-Presidenti Ibrahim Rugova.
“Për nder të ditës së çlirimit të Prishtinës, ekspozita e Hazir Rekës “Rezistenca” na riktheu në histori, e aty nuk mund të mungoj prijësi i rezistencës, arkitekti i shtetit kosovar, Dr. Ibrahim Rugova.” – ka shkruar ajo.
Tutje Halimi ka thënë se së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë ndarë tregimin historik të vizitës së senatorëve amerikanë të viteve të 90-ta.
“Me miq, artistë, protagonist në tregimin e 29 gushtit, 1990 dhe figura publike, ndër ta Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ndamë tregimin historik të vizitës së senatorëve amerikanë, prirë nga Robert Dole dhe manifestimit të madh për liri e demokraci me ç’rast policia serbe ushtroi brutalitet të egër mbi shqiptarët paqësor! Histori e memorizuar vizuelisht - në artin e Rekës - që duhet të jetë pjesë e literaturës për nxënësit e Republikës sonë!” – ka shkruar ajo.
