Foto nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vdekur motoçiklisti në Pejë, policia jep detaje të reja
Një person ka mbetur i vdekur si rezultat i një aksidenti në Qyshk të Pejës. Ndërkohë që një person tjetër është lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
I vdekur nga aksidenti ka mbetur vozitësi i një motoçiklete. Ndërkohë që Klan Kosova ka siguruar edhe fotografinë e motoçikletës.
“Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi.
Policia ka dhënë edhe detaje të reja ku thuhet se motoçikleta ka humbur kontrollin në vozitje.
“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”.
“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, raporton KK.
“Në vendngjarje janë dalë njësitë kompetente dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
