Formacioni i Kosovës kundër Ishujve Faroe
Gazeta Nacionale përmes burimeve të veta ka siguruar formacionin e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, ndeshje kjo që do të luhet nga ora 18:00.
Disa ndryshime në formacion janë ndërmarrë për dallim nga ndeshja e kaluar kundër Armenisë.
Ashtu siç paralajmëroi dje në konferencë Giresse, titullarë do të jenë ata që nuk patën hapësirë të dëshmohen në ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji.
Formacioni do të jetë kështu:
Pukaj; Kastrati, Hajrizi, Haliti, Rrudhani; Emërllahu, Bislimi, Ferati; Topalli, Sadiku, Krasniqi
Kjo do të jetë miqësorja e katërt që do ta luajë Kosova në këtë vit kalendarik. Ndërsa për Alain Giressen si përzgjedhës i Kosovës do të jetë ndeshja e 10-të.
Ashtu siç dihet përzgjedhësi francez ka vendosur që kësaj radhe të përgatitë një tjetër listë lojtarësh, duke ftuar disa të rinj nga ata që nuk kanë pasur hapësirë të jenë pjesë e “dardanëve” më herët.
Kosova ndaj Ishujve Faroe ka zhvilluar tri ndeshje direkte, ku gëzon një bilanc pozitiv prej dy fitoreve dhe një barazimi.