Florin Krasniqi: E kam taku Albinin në 2 të natës për mos me bë luftë civile - NACIONALE

Florin Krasniqi: E kam taku Albinin në 2 të natës për mos me bë luftë civile

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka dhënë detaje interesante nga angazhimi i tij në parti.

Në një rast, siç thotë ai, është takuar me kryeministrin aktual në ora 2 të natës, për të evituar një luftë civile.

“Në 2017 kur u bë përçarje brenda VV-së, kam ardhë disa herë me qëllimin më të mirë me afru VV-së mos me shku drejt përçamjes. Jam mbështetësi i parë për VV-në në kuptimin financiar. Prej themelimit e kam mbështet VV-në, vazhdimisht dhe rregullisht.

Kur u bë incidenti i shkurtit unë kam bë përpjekje maksimale, kam shku me ambasadorin Walker, Albini në 2 të natës në burg në Pejë. Që mos me u shkaktu luftë civile. E kam taku Albinin në 2 t'natës, kom bë të pamundshme që mos me u bo luftë civile. Unë e kom sygjeru VV-në me ju fut skenës politike”, tha ai në Pressing.

Lajme të ngjashme