Fëmija dyvjeçar nga Novobërda vdiq rrugës për në spitalin e Gjilanit, policia thotë se rasti po hetohet - NACIONALE

Fëmija dyvjeçar nga Novobërda vdiq rrugës për në spitalin e Gjilanit, policia thotë se rasti po hetohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë dy-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit gjatë ditës së djeshme (e diele).

Arsim Emini, drejtori i këtij spitali, e ka konfirmuar lajmin për Betimin Për Drejtësi.

“Sipas mjekut kujdestar, afërsisht, më tepër se gjysmë ore më herët fëmija kishte vdekur para se me ardhë në spital. Nuk ka pasur të dhëna nëse ka qenë i diagnostikuar me ndonjë sëmundje. Trauma dhe dhunë fizike, sipas mjekut kujdestar, nuk ka pasë”, ka thënë drejtor Emini.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila në raportin e saj 24-orësh ka bërë me dije se rasti është edhe nën hetime.

Edhe Nacionale do të provojë të marrë informacione për këtë rast gjatë ditës dhe do të mbajë lexuesit e saj të informuar.

Lajme të ngjashme