Faton Peci: S'kemi konfirmim për largimin e Doarsa Kica-Xhelilit - NACIONALE

Faton Peci: S'kemi konfirmim për largimin e Doarsa Kica-Xhelilit

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në Kuvendin Zgjedhor të Listës Guxo ka thënë se edhe më tutje nuk kanë konfirmim për largimin e Doarsa Kica-Xhelilit.

Sipas tij, Guxo do të ketë qëndrim, kur do të ketë qëndrim përfundimtar edhe të deputetes në fjalë.

Veç kësaj, ai ka folur edhe rreth faktit se gëzon bashkëpunim me presidenten Osmani, me këtë të fundit që nuk guxon të jetë pjesë e partisë për shkak të obligimeve kushtetuese.

"Ne ende nuk kemi një konfirmim të saktë. Ka përfolje në nivel të mediave. Sido që të jetë, do të kemi reagimin tonë në momentin kur deputetja në fjalë e bën përfundimisht të qartë qëndrimin e saj. Nuk mund të them që është larguar, kur ajo ende s'e ka bërë të qartë.

Unë statuset i kam të herë pas hershme. Presidenten e kam mike shumë të mirë. Dhe herë pas here pimë kafe dhe diskutojmë për procese të ndryshme politike. Ajo nuk mund të jetë pjesë e Guxo-s për shkak të obligimeve kushtetuese", ka thënë ndër të tjerash Peci.

Lajme të ngjashme