Faton Hajrizi zyrtarisht shpallet i kërkuar nga Serbia
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka njoftuar se kanë shpallur në kërkim Faton Hajrizin, i cili dyshohet se vrau një policë dhe plagosi një tjetër në Lloznicë të Serbisë.
Ata ftojnë qytetarët të lajmrojnë policinë në 192, nëse e shohin të dyshuarin.
Sjellim në vëmendje se Hajrizi që nga dje është i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së një polici dhe plagosjen e një tjetri në Serbi.
Hajrizi që një kohë ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po e vuante dënimin për disa vepra penale.