Fatmir Limajt kur ia lexojnë statusat e Hekuranit emocionohet dhe bërtet në studio - NACIONALE

Fatmir Limajt kur ia lexojnë statusat e Hekuranit emocionohet dhe bërtet në studio

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura.

Bëhet fjalë për çështjen e statusave të mëhershëm të ministrit aktual të financave, Hekuran Muratit.

Ky i fundit, pati kritikuar dukshëm veteranët e luftës, teksa Nacionale për këtë çështje raportoi vazhdimisht javën e kaluar.

Presioni publik e detyroi Muratin të kërkojë falje, ndërsa sonte për statusat gjegjës foli edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në momentin kur ia lexuan statusat, Limaj u pa i emocionuar, madje edhe bërtiti.

Sipas tij, është e drejtë që si person privat ka të drejtë të shajë, por jo në postin e ministrit.

VIDEO E PLOTË KËTU

Lajme të ngjashme