Familja e Sandulloviqit nuk dinë gjë rreth gjendjes shëndetësore të tij, mbetet në paraburgim në Serbi
Familja e Nikolla Sandulloviqit, politikanit serb që u rreh brutalisht e deri edhe në “paralizim”, nuk ka asnjë informacion rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Kështu treguan ata në një bisedë me Radio Televizionin e Kosovës.
“Familja thekson se atij i është zgjatur masa e paraburgimit në 30 ditë, për 2 arsye; e para, sepse vendosi lule mbi varrin e një vajze 7-vjeçare dhe e dyta sepse ka kontakte me persona nga autoritetet e Kosovës”, ka raportuar RTK-ja.