Eurodeputeti austriak 'bën pak filma': E kam humbur durimin, liberalizimi është vonuar
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl së fundi ka qenë në vendin tonë, me ç'rast ka marrë pjesë në një vizitë studimore.
Veç kësaj, ai foli edhe në një konferencë për media, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Gjithsesi, nuk la pa e përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u treguar më diplomat se që duhet.
Mandl tha se edhe vet është i lodhur nga kjo çështje, teksa shtoi se mezi pret 1 janarin e vitit të ardhshëm.
“Presim me padurim që të hyjë në funksion liberalizimi i vizave nga 1 janari i vitit 2024. Kemi parë që ky proces është shtyrë disa herë, prandaj ne do të kujdesemi që ky proces të realizohet. Është vonuar e shtyrë shumë – madje edhe unë e kam humbur durimin për këto vonesa”, tha ndër tjerash ai.

