Eurodeputeti Mandl: Kosova është foshnje e BE-së dhe e ShBA-së, duhet të kujdesemi për të - NACIONALE

Eurodeputeti Mandl: Kosova është foshnje e BE-së dhe e ShBA-së, duhet të kujdesemi për të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, të premten pas takimit me krerët e shtetit ka qëndruar në qytetin e Gjilanit, ku i është dhënë titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”.

Çmimi iu dha në shenjë vlerësimi për kontributin në avokimin e kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Titull ia dorëzoi rektori i universiteti, Bajram Kosumi, i cili tha se zëri i Mandlit për Kosovën në Parlamentin Evropian është kritik në rrugën drejt BE-së.

“Universiteti “Kadri Zeka” e çmon këtë vizion dhe këtë zë humanist të z. Mandl. Ne e çmojmë dhe besojmë tek një BE e reformuar, e plotësuar me shtetet që sot ende kanë mbëtur jashtë saj. Ky angazhim dhe vizion i z. Lukas Mandl është për nderim, prandaj universiteti i jonë ka ndarë çmim për z. Mandl”, tha Kosumi, shkruan RTK.

Ndërsa nëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, u shpreh i nderuar për çmimin “Doctor Honoris Causa” dhe duke cituar një koleg të tij, tha se Kosova është foshnja e BE-së dhe ShBA-së.

“Para disa vitesh, një koleg nga Bullgaria, duke qëndruar bashkë me të para një hoteli në Prishtinë, po shihnim në mbrëmje qiellin. Tani po citoj atë kur më tha se Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së dhe rrjedhimisht ne duhet të kujdesemi për foshnjën tonë” - ka thënë ai.

Ministria e Arsimit dhe të pranishmit e tjerë në këtë ceremoni njohën rolin e Lukas Mandl në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës si dhe avokimin e tij për kauzën e Kosovës në Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme