"Është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë": Policia po heton vdekjen e një burri në Mitrovicë - NACIONALE

"Është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë": Policia po heton vdekjen e një burri në Mitrovicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë në Mitrovicë.

Viktima është dërguar në spital ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Mitrovicë 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendë ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme