Escobar takohet edhe me kryeministrin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.
Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, Escobar është takuar me kryeministrit Kurti.
Escobar gjatë konferencës për media me presidenten Osmani tha se është në Kosovës për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-ve.
“Qëllimi i vizitës sime vërtet është t'i shikojmë rrugët për ta thelluar bashkëpunimin me një aleate shumë, shumë të mirë dhe një mike të afërt të ShBA-së. Është një miqësi që bazohet jo vetëm në interes të përbashkët, por edhe në vlera të përbashkëta”, tha Escobar-i në konferencë me Osmanin.