Escobar: Mbështetja për Kosovën do të jetë e përhershme - s'ka të bëjë me një person ose parti - NACIONALE

Escobar: Mbështetja për Kosovën do të jetë e përhershme - s'ka të bëjë me një person ose parti

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur sërish rreth zhvillimeve të fundit në vend e rajon.

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Escobar komentoi edhe çështjen e Asociacionit, gjë kjo e thënë e rithënë disa herë së fundi nga ai.

Përveç kësaj, Escobar ka përmendur edhe faktin se Kosova do të jetë nën përkushtimin e Uashingtonit, pavarësisht se kush do të jetë në krye.

Sipas tij, përkushtimi i ShBA-ve për Kosovën, sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është shumë i fortë.

“Përkushtimi ynë për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. Dhe nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t’i braktisim ata. Pra, nëse kemi dallime taktike në qasjen se si ta bëjmë vendin të ecë përpara në këtë rrugë transatlantike, njerëzit duhet t’i shohin ato si dallime taktike dhe jo një ndryshim në qëndrimin amerikan ndaj vendit”, tha ndër të tjerash ai.

Lajme të ngjashme