Escobar-it i vjen një ‘goditje’ e rëndë nga analist Ramabaja: Si i bindën pra 1.8 milionë shqiptarë 700 milionë të bombardojnë Serbinë?
Profesori (nuk e di askush se ku) dhe teleanalisti kontraverz Sadri Ramabaja, i ka mprehur germat ndaj Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, pas pohimit të këtij të fundit se “nuk e beson se një vend me popullatë 1.5 milionë do të mund t’ia mbush mendjen komunitetit Trans-Atlnatik të ndryshojë taktikat e tij” duke folur në kontekstin e refuzimeve kategorike të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndjek kursin e kërkuar nga bota perëndimore.
Ramabaja, i cili shquhet për tentim-arsyetime të gjithëçfarshme për partinë që i takon, i.e, Vetëvendosjes, ka bërë një reagim duke përdorur një kundër-argument krejtësisht të pashëndosh dhe të paqëndrueshëm – dhe atë në formë pyetje – se si u bë që po kjo popullata 1.8 milionëshe bindi NATO-n për të bombarduar Serbinë në vitin 1999?
Në fakt, shqiptarët nuk kanë pasur pse ta bindin NATO-n për të bombarduar Serbinë, sepse vuajtja dhe fatkeqësia e tyre e dëshmueshme në baza ditore – apartheidi, dhuna sistematike, spastrimi etnik, gjenocidi, shkatërrimi i gjithçkaje shqiptare – e ekzekutuar nga aparati shtetëror dhe ushtarak i Sllobodan Millosheviqit, dhe të gjitha këto të evidentuara nga media, organziata jo-qeveritare ndërkombëtare, monitorues e vëzghues të pavarur dhe të vendeve perëndimore, ishte ajo që bindjen e krijonte vetiu.
Por, Ramabajës aq i bën. Ai sërish pyet Escobar-in: “Kjo ndrëhyrje a ishte pjesë e strategjisë e komunitetit transatlantik apo taktikë çasti? Sigurisht se ishte pjesë e strategjisë, zoti Eskobar”.