Erion Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve ndaj tij.
Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur për mediat shqiptare, se Veliaj është përgjigjur para avokatit të tij.
Aktualisht, Veliaj ndodhet në burg pas masës së sigurisë të dhënë më 12 shkurt 2025. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi çështjen në ditët në vijim.