Serbja që e mori fletëqortimin e parë, thotë se nuk planifikon ta riregjistrojë veturën në RKS - NACIONALE

Serbja që e mori fletëqortimin e parë, thotë se nuk planifikon ta riregjistrojë veturën në RKS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raporohet se e ka dhënë qortimin e parë për një veturë me targa ilegale.

Sipas raportimit të portalit serb, “Kosovo Online”, një qytetareje serbe në veri të vendit i është lëshuar fletëqortimi në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Ajo ka thënë se zyrtarët policorë i kanë dorëzuar asaj një fletqortim për riregjistrimin e veturës me targa RKS.

Më tej, ajo ka thënë se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në RKS dhe se është në pritje.

Kujtojmë se nga sot ka filluar pjesa e parë e vendimit të Qeverisë së Kosovës, që është qortimi i drejtuesve të veturave me targa ilegale.

Lajme të ngjashme