Era e fortë rrëzon një vinç në Gaza, vdesin dy e plagosen tetë ushtarë izraelitë
Dy ushtarë izraelitë e humbën jetën dhe tetë të tjerë u lënduan në nja aksident që ndodhi në Rripin e Gazës mbrëmjen e kaluar vonë, njoftoi ushtria izraelite.
Ushtarët e vdekur u identifikuan si Rreshter i Klasës së Parë (rezervist) Nadav Cohen, 21 vjeç, nga Batalioni i 51-të i Brigadës “Golani”, dhe Rreshter i Klasës së Parë Nachman Refael Ben Ami, 20 vjeç, gjithashtu pjesë e Batalionit të 51-të të Brigadës “Golani”.
Prej tetë ushtarëve të lënduar, raportohet se njëri ndodhet në gjendje serioze, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, një vinç u rrëzua për shkak të erës së fortë, duke rënë mbi ushtarë.