Enver Dugolli e lavdëron veten dhe kolegët nga VV: Jemi deputetët më të rregullt në seanca e komisione
Në një postim së fundmi, deputeti i VV-së, Enver Dugolli, e tashmë njihet edhe si "mburoja" e partisë së tij, ka bërë të ditur se janë "Rreshti më i rregullt" në Kuvend.
Me sa duket deputetit Enver Dugollit i duket akoma vetja në shkolle fillore ose te mesme, nuk e dimë, dhe ajo që shohim është tendenca për të mbrojtur veten dhe kolegët nga mungesat e shumta që bëjnë bashkë-partiakët ne seanca plenare.
"Besoj që me pjesëmarrjen dhe angazhime në seanca dhe komisione jemi rreshti më i rregullt", ka shkruar Dugolli, duke publikuar edhe foton në Facebook.
