Eksponentët e pushtetit e sulmonin: Trump shpreh admirim të madh për punën e Grenellit - NACIONALE

Eksponentët e pushtetit e sulmonin: Trump shpreh admirim të madh për punën e Grenellit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan Donald Trump, në vizitën e tij të parë jashtë Shtëpisë së Bardhë që nga marrja e detyrës më 20 janar, udhëtoi në Kaliforni i shoqëruar nga bashkëshortja dhe e tij për Misione të Posaçme, Richard Grenell.

Gjatë vizitës, Trump shprehu admirim të madh për Grenellin, ish-emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, duke e cilësuar atë si një "fantastik".

“Rik Grenell ka qenë fantastik, ai jeton këtu. Rik do të ishte dikush që unë do ta konsideroja, pa asnjë mëdyshje për këtë pozitë”, deklaroi ndër të tjera Trump.

Presidenti amerikan e vlerësoi gjithashtu kontributin e Grenellit si ambasador në Gjermani, duke theksuar ndikimin e tij në politikën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Grenellit në këtë vizitë dhe vlerësimet e larta nga presidenti vijnë në një kohë kur pretendimet e disa figurave politike dhe gazetarëve pro pushtetit në Kosovë tentonin ta vinin në dyshim punën e ish-emisarit për Ballkanin gjatë administratës së parë të Trumpit.

Në mesin e tyre ishte padyshim gazetari Vudi Xhymshiti, i cili pretendonte se Grenelli nuk kishte certifikatë sigurie. I njëjti kishe bërë akuza edhe ndaj emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

I emëruar në misione të posaçme ishte në objekt i akuzave dhe ofendimeve të vazhdueshme nga zyrtarët e pushtetit dhe eksponentët e lidhur me ta.

Grenell, i cili luajti një rol kyç në marrëveshjen historike të 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë gjithashtu një figurë e rëndësishme në procesin e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Lajme të ngjashme