Eksperti i komunikacionit, Lajçi: Faktori njeri, fajtor në shumicën e rasteve - NACIONALE

Eksperti i komunikacionit, Lajçi: Faktori njeri, fajtor në shumicën e rasteve

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Eksperti i komunikacionit, Naser Lajçi, ka folur për numrin e madh të aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë.

Sipas tij, fajtor kryesor për këtë, në shumicën e rasteve është faktori njeri.

Tutje, ai foli edhe për faktorin rrugë, duke thënë se është shkaktar i rasteve në vetëm 10-12%, që nuk është përqindje e madhe.

“Faktorin rrugë nëse e shikojmë në analizat që bëhen për aksidente të veçanta, nuk është një përqindje e madhe, 10-12%, por faktori njeri është dominant që po ndikon në rritjen e numrit të akisdenteve, sidomos kur ka fluks të madh të automjeve që po qarkullojnë kohëve të fundit”, ka deklaruar Lajqi në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme