Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burg për krime lufte në Istog
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Ekrem Bajroviqin me 12 vjet burg.
Ai akuzohej për kryerjen e krimeve të luftës në Istog.
Aktgjykimi është shpallur ditën e sotme.
Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.