Edhe një tjetër ‘konstitucionalist’ i VV-së, Rexhaj: “Gjykata Kushtetuese nuk e kupton ironinë e qëndrimit të vet”
Vala e sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese për Aktgjykimin e nxjerrë për seancën konstitutive ka vazhduar edhe sot – kur deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, provon të hedh dyshime në logjikën juridike dhe kushtetuese të Aktgjykimit.
Aktgjykimi kërkoi kthim në rendin e përcaktuar të ditës në mbledhjen e parë para seancës konstitutive, për Rexhaj paramendon se Gjykata Kushtetuese ndaloi në vetëvete votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, ç’gjë Vetëvendosje ka dështuar 48 herë ta realizojë duke mos pasur shumicë të thjeshtë parlamentare.
“Pse pra vlen analogjia me zgjedhjen e presidentit dhe avokatit të popullit për shpikjen e kufizimit të numrit të votimeve, por jo për mënyrën e votimit?”, tha ai.