Azemi: Presidente, mos e dekreto Ligjit për Pagën Minimale
Edhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovës ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mos dekretim të Ligjit të Pagës minimale prej 264 ero.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka publikuar letrën në të cilën tregohen arsyet pse nuk duhet të dekretohet ky ligj.
“Nuk është përfill propozimi i KES gjegjësisht neni 9 alineja 1.9. Nuk është përfill vendimi i komisionit të grupit parlament për buxhet dhe financa, i cili i ka propozuar Parlamentit të Kosoës, që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2023 të jetë 500 euro”, thuhet në letrën e kësaj sindikate.