Edhe kunati i Albulena Haxhiut kundër Kurtit: Përkujtimi i Ivanoviqit, i trishtë - NACIONALE

Edhe kunati i Albulena Haxhiut kundër Kurtit: Përkujtimi i Ivanoviqit, i trishtë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kunati i Albulena Haxhiut, ka komentuar video-adresimin që ngjalli shumë reagime, atë të kryeministrit Kurti në përvjetorin e pestë të Oliver Ivanoviq.

Në një paraqitje televizive, Krasniqi tha se një përkujtim i tillë është i trishtë dhe se ish-ushtar është ndjerë shumë i trishtuar.

“Është momenti më i trishtë. Edhe si ushtar i UÇK-së edhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje por edhe si qytetar, në dy momente jam ndjerë shumë i trishtuar.

E para kur Thaçi përulej para varrezave për të bërë një analogji dhe momenti i dytë është ky kur kryeministrin e vendit tim nuk do të doja ta shihja në një deklarim të tillë për një person i cili ka vendim të shkallës së parë si i dënuar për krime lufte”, tha ndër tjerash ai në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme