Rasti i 'kokainës në komunë të Leposaviqit', me ç'duket dy prej konsumuesve angazhohen si regjistrues në census
Pasi raportuam përmes pamjeve që kishim siguruar muaj më parë se ç'po ndodhtte brenda Komunës së Leposaviqit; një institucioni i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ku po ‘drogoheshin’ personeli, tash po kuptojmë ditë e më shumë se ato persona janë larg të mbeturit pa punë.
Ditë më parë ish-punonjësi policor Pavle Radovic dhe ish-punonjësi komunal, Sllaxhan Mijailloviq – dy prej konsumuesve të narkotikëve në videot që pati publikuar Nacionale – u panë të fotografuar me dy zëvendës/ministra kosovar, Arbër Vokrrin dhe Radoica Radomiroviq; ndërsa këtë të fundit e pyetëm pse janë në praninë tuaj për të marrë përgjigje vetëm me një “seen”.
Edhe dy të tjerë prej të pranishmëve të asaj kohe brenda objektit komunal – të afërt me zv/ministrin Radoica Radomiroviq – me ç’del janë të angazhuar si regjistrues në regjistrimin e popullsisë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Fjala është Millosh Vuçkoviq dhe Xhorxhe Petronijeviq, gjë e cila konfirmohet në një postim të zv/ministrit Radomiroviq.
Agjencionit të Statistika të Kosovës i dërguam pyetje se a janë të angazhuar dy personat në fjalë si zyrtar në censusin e 2024’ës, por deri në publikimin e këtij artikulli s’kemi marrë përgjigje.