E tmerrshme: Vuçiqi pranon që “tri netë rresht” para Banjskës qëndroi me Radojçiqin dhe “dhjetë të tjerë” - NACIONALE

E tmerrshme: Vuçiqi pranon që “tri netë rresht” para Banjskës qëndroi me Radojçiqin dhe “dhjetë të tjerë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi vetë se ka qëndruar “tri netë rreshtë” me udhëheqësin e grupit famëkeq paramilitar dhe terrorist, Milan Radojiçiq, që sulmoi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, duke folur në një intervistë në emisionin “Ciriliça” në Tv Happy.

Vuçiq tha se para ngjarjes ka takuar Radojçiq dhe “një rreth dhjetë të tjerë” para ngjarjeve duke thënë se serbët “ishin të pashpresë të bënin diçka tjetër” referuar sulmit paraushtarak.

Të kthehemi te Banska. Pse urreni njerëzit tuaj? Janë krime për çka do të japin llogari. E bënë sepse ishin të pashpresë për diçka tjetër. Pata takime tri netë rresht me ta, ishte Radojçiqi, Simiqi dhe rreth dhjetë djem të tjerë. Ma thanë në fytyrë që s’u zënë besë amerikanëve dhe evropianëve, dhe unë u them që s’kam kujt tjetër t’i besoj, sepse ata janë në terren. Më garantuan me nënshkrimin e tyre që shqiptarët s’do të arrestonin askënd që ishte në barrikada. Dhe, kur nënshkruan, tri muaj më vonë u arrestuan”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme