E rëndë në Vlorë, plagosen babë e bir
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të së dielës në Vlorë.
Siç shkruan A2 CNN, janë plagosur babë e bir. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën "24 Maji" të qytetit bregdetar.
Mësohet se të dytë janë dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit.
Tutje bëhet e ditur se djali është në gjendje të rëndë.
Sipas mediumit respektiv, të plagosurit janë Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç.