E rëndë në Shkodër, xhaxhai vret aksidentalisht nipin 10-vjeçar
Një 10-vjeçar në fshatin Samrisht të Shkodrës është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij.
Ky i fundit teksa po pastronte armën kallashinov, i shkaktoi aksidentalisht plagë të rënda nipit, me këtë të fundit që vdiq në vend.
Siç raporton gazetari Klodian Zhivani për Top Channel, lëndime ka pësuar edhe vet xhaxhai, por që është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nacionale do t'ju transmetojë lajmet më të fundit nga Shqipëria lidhur me rastin në fjalë dhe jo vetëm.
