“E ka konfirmuar edhe me homologët që ka biseduar këto ditë”, Osmani ka biseduar me presidentët për trajtimin në aeroporte - NACIONALE

“E ka konfirmuar edhe me homologët që ka biseduar këto ditë”, Osmani ka biseduar me presidentët për trajtimin në aeroporte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës në një reagim të gjatë, kanë përforcuar qëndrimin e tyre për incidentin në Aerportotin e Shkupit. Madje në në pjesë të reagimit të presidencës, thuhet se Osmani mënyrën e trajtimit të presidentëve në aeroporte, e ka konfirmuar edhe duke biseduar me homologë të saj.

“Në çdo vend ku udhëtojmë, nuk është Presidentja që e kërkon një trajtim të tillë. Ky trajtim ofrohet automatikisht nga shtetet pritëse bazuar në njoftimin që bëhet nga ambasadat tona për udhëtimin e Presidentes dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore (e detyrueshme për të gjitha shtetet). Siç shihet nga lista e lartpërmendur, kjo është respektuar në tërësi edhe nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Se kjo procedurë respektohet çdoherë e çdokund, Presidentja Osmani e ka konfirmuar edhe me homologë të saj me të cilët ka biseduar këto ditë.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Lajme të ngjashme