E çuditshme, një parti malazeze në Kosovë del në mbështetje të Vuçiqit për “tubimin e madh” të 26 majit
Partia e Malezezëve të Kosovës (CLS) ka njoftuar se do të mbledhin malazezët që jetojnë në Kosovës për të shkuar në mbështetje të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 maj, në tubimin e ashtuquajtur “Serbia e Shpresës” në Beograd, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.
Kryetari i kësaj parti Radomir Doderovic përmes një shkrese tha se i bashkohet thirrjes për marshin mbështetës për Aleksandar Vuçiqin.
“Nuk do të lejojmë shërbëtorët e armiqve tanë dhe të agjencioneve të ndryshme të ndalojnë. Serbinë. Të gjithë ne do të jemi në mbështetje të Serbisë”, ka thënë Doderovic.
Mediat në Serbi të afërta me qeverinë serbe shkruajnë se diku 2200 autobusë me njerëz do të udhëtojnë në Beograd në këtë tubim të thirrur nga Partia Përparimtare Serbe, në atë që ata e paraqesin si “tubimi më i madh ndonjëherë”.
Kujtojmë gjithashtu se mediat e afërta me qeverinë serbe shkruajnë se më 26 maj Vuçiq do të njoftoj për “vendime që të ndryshojnë shumëçka” në Serbi, ku edhe thonë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të rrëzojë qeverinë./Nacionale/