Dyshohet se u helmuan rreth 200 persona, një muaj paraburgim ndaj pronarit të lokalit në Malishevë
Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pronarin e lokalit të dyshuarin K.Sh., kudyshohen se u helmuan mbi 200 persona, në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Lekë Muqaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Sipas Muqajt, pronari K.Sh., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Kujtojmë se rreth 200 persona janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal të ushqimit në Malishevë.
