Dyshohet se një veturë shpërtheu në Gjilan, deklarohet policia: Një person i lënduar rëndë - NACIONALE

Dyshohet se një veturë shpërtheu në Gjilan, deklarohet policia: Një person i lënduar rëndë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një veturë është dëmtuar si pasojë e një detonimi që ka ndodhur sonte në Gjilan, ndërsa nga incidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan, ka thënë se nga hetimet fillestare dyshohet se vetura është dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Hashani ka bërë të ditur se në veturë kanë qenë dy persona, “vozitësi dhe një pasagjere”.

“Me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”.

Lidhur me rastin, Hashani ka deklaruar se “Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shteti”.

“Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani për Express.

Lajme të ngjashme