Dyshohet për një tjetër lokacion me mbetje mortore, Prokuroria Speciale kërkon leje për zhvarrim - NACIONALE

Dyshohet për një tjetër lokacion me mbetje mortore, Prokuroria Speciale kërkon leje për zhvarrim

1 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara të shtunën në komunën e Zubin Potokut është identifikuar një lokacion i ri i dyshuar, ku besohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas komunikatës së përbashkët, lokacioni ndodhet në fshatin Jabukë dhe është identifikuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin e varrezës masive në këtë zonë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do t'i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.

Pas marrjes së autorizimeve nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lokacionin e identifikuar.

Lajme të ngjashme