Al Jazeera: Dyshohet se sulmi në Stamboll ishte kamikaz - NACIONALE

Al Jazeera: Dyshohet se sulmi në Stamboll ishte kamikaz

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një gazetar i Al Jazeera me bazë në Stamboll tha se "ka dyshime të forta se shpërthimi është shkaktuar nga një kamikaz", duke shtuar se "ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar".

Ai thekson se shpërthimi ka tronditur qytetarët e Stambollit duke pasur parasysh se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm në qytet. Por masat e sigurisë në qytet ishin në nivel të lartë, tha ai.

Turqia ndaloi transmetimin e pamjeve dhe pasojat e shpërthimit

Rregullatori turk i medias ka ndaluar përkohësisht mediat lokale të shfaqin pamjet e momentit të shpërthimit, si dhe pasojat e tij.

Siç raporton AP, Komiteti i Radios dhe Televizionit Turk ka vendosur më parë ndalime të ngjashme pas sulmeve, aksidenteve dhe disa ngjarjeve politike.

Në vitin 2016, një sulm terrorist nga një kamikaz ndodhi në rrugën Istiklal të Stambollit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme