Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 6 të vdekur dhe 53 të lënduar - dyshohet për sulm terrorist - NACIONALE

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 6 të vdekur dhe 53 të lënduar - dyshohet për sulm terrorist

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Artikull i përditësuar!

Një shpërthim i madh ka ndodhur në rrugën Taksim Istiklal të Stambollit në Turqi.

Pas shpërthimit në rrugë kanë dalë shumw zjarrfikës dhe policë dhe ekipe mjekësore.

Ekipet e policisë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi, i cili mësohet se ka plagosur shumë persona.

Drejtori i Haber Yurt News Ulak tha: Numri i plagosurve është i madh.

Shpërthimi ndodhi në Istikal Avenue, një shëtitore e njohur e Stambollit plot me turistë dhe vendas, ku ka shumë dyqane dhe restorante.

Pamjet e postuara në Twitter tregojnë automjetet e urgjencës që po shkojnë drejt vendit të shpërthimit.

Kryetari i Stambollit thotë se ka të vdekur nga shpërthimi

Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit, tha se "ka të vdekur dhe të plagosur" nga shpërthimi. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, por shumë shpejtë do të ketë informata.

Dyshohet për një sulm kamikaz në Stamboll

Një gazetar i Al Jazeera me bazë në Stamboll tha se "ka dyshime të forta se shpërthimi është shkaktuar nga një kamikaz", duke shtuar se "ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar".

Ai thekson se shpërthimi ka tronditur qytetarët e Stambollit duke pasur parasysh se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm në qytet. Por masat e sigurisë në qytet ishin në nivel të lartë, tha ai.

Turqia ndaloi transmetimin e pamjeve dhe pasojat e shpërthimit

Rregullatori turk i medias ka ndaluar përkohësisht mediat lokale të shfaqin pamjet e momentit të shpërthimit, si dhe pasojat e tij.

Siç raporton AP, Komiteti i Radios dhe Televizionit Turk ka vendosur më parë ndalime të ngjashme pas sulmeve, aksidenteve dhe disa ngjarjeve politike.

Në vitin 2016, një sulm terrorist nga një kamikaz ndodhi në rrugën Istiklal të Stambollit.

4 të vdekur dhe 38 të lënduar nga shpërthimi në Stamboll

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur guvernatori i Stambollit Yerlikaya në një tjetër postim që ka bërë.

Guvernatori Yerlikaya tha se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas përcaktimeve të para, 4 persona humbën jetën dhe 38 persona u plagosën.

Turqia tashmë ka filluar hetimet

Sipas informacionit të marrë në minutën e fundit, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi një hetim për terrorizëm.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi një hetim për sulmin në rrugën Istiklal. Ndërkohë që u caktuan 5 prokurorë, u ndalua transmetimi për pamjet e shpërthimit.

“Sot për shkak të shpërthimit në sheshin e rrugës Istiklal ka nisur hetimi nga Kryeprokuroria jonë e Stambollit dhe janë caktuar 5 prokurorë publikë", thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Shtetit.

Erdogan: Gjashtë të vdekur në Stamboll

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se ai "dënon sulmin e egër në Stamboll", duke shtuar se gjashtë persona u vranë nga shpërthimi.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në deklaratën e tij në lidhje me shpërthimin tha se 6 persona kanë humbur jetën, 4 prej tyre në vendngjarje dhe 2 prej tyre në spital. Presidenti Erdogan tha se nga shpërthimi mbetën të plagosur 53 persona.

"Janë 6 të vdekur, në vendin e krimit dhe 2 në spitale. Numri i të lënduarve është 53. Ky numër mund të ndryshojë nga momenti në moment. Mund të vijnë numra të ndryshëm. Kjo është shifra që kam marrë personalisht nga guvernatori ynë”, tha ai.

Erdogan: Dyshohet se shpërthimi në Stamboll ishte sulm terrorist

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën kur një shpërthim goditi të dielën në rrugën popullore të këmbësorëve të Stambollit, Istiklal. Viktimat janë konfirmuar nga burime zyrtare.

"Njësitë përkatëse të shtetit tonë po punojnë për të gjetur autorët pas këtij sulmi", tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë shtypi përpara nisjes së tij për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G-20.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka luajtur një rol në shpërthim”, tha ai dhe tha se “në bazë të informacioneve fillestare nga guvernatori, shpërthimi mund të dyshohet për akt terrorist”.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme