Dymbëdhjetë të vrarë nga një sulm rus pranë një autobusi në Ukrainë
Dymbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm me dron rus pranë një autobusi transporti të një kompanie në Ukrainën lindore, raporton BBC.
Gjithashtu, sipas raportimit, shtatë të tjerë u plagosën nga sulmi në rajonin e Dnipropetrovskut.
Kompania energjetike DTEK citohet të ketë deklaruar se automjeti po transportonte punëtorët e saj nga një minierë në rajon, duke e quajtur atë një sulm të shënjestruar.
Ndërkohë, zyrtarët lokalë thanë se të paktën tre të tjerë u vranë dhe nëntë u lënduan në sulme të veçanta ruse gjatë natës dhe herët të dielën – përfshirë dy gra të plagosura gjatë lindjes në një sulm me dron mbi një maternitet.