Dy të vdekurit nga aksidenti i Podujevës janë nga Malisheva - NACIONALE

Dy të vdekurit nga aksidenti i Podujevës janë nga Malisheva

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Viktimat që vdiqën në aksidentin tragjik në Podujevë janë mërgimtarë nga fshati Jançishtë e Komunës së Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, për Gazetën Express.

Gjithashtu, kryetari ka thënë se një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë. Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati për Express.

Lajme të ngjashme